Asistentja personale e Ivanka Trump rezulton pozitive me koronavirus…

09/05/2020 20:57

Ndihmësja e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me coronavirus, mes stafit tjetër të Shtëpisë së Bardhë.

Ndihmësja personale e Ivanka Trump është ndër personat e fundit në Shtëpinë e Bardhë që ka rezultuar pozitive me coronavirus, shkruan CBS News.

Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte, raporton telegrafi.

Sekretarja e shtypit e zëvendës presidentit Pence, Katie Miller, testoi pozitiv këtë javë, si dhe një personel tjetër i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telergafi.

Shtëpia e Bardhë insiston se po merr masa paraprake, por presidenti Donald Trump nuk u pa duke veshur një maskë në një ceremoni për veteranët e Luftës së Dytë Botërore. 

 

FOTO GALERI
17/29
1 Ivanka Trump E para në listë është vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, e cila konsiderohet si një prej femrave më të bukura që kanë shkelur në Shtëpinë e Bardhë. Kurdo që e fotografojnë, ajo është e gatshme për të pozuar. Në një periudhë të jetës së saj është marrë edhe më modë, ndërsa aktualisht është asistente a babait të saj. (Telegrafi)

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta