Rrjedhje masive gazi, 13 viktima dhe 800 të shtruar në spital. Njerzit të shtrirë rrugëve pa ndjenja

07/05/2020 19:23

800 vetë përfunduan në spital në Indi e 13 humbën jetën nga një rrjedhja masive gazi në një impiant kimik në jug të vendit. Ngjarja ndodhi në Andhra Pradesh, në kohën kur shumë njerëz ishin në gjumë.

Mjekët thonë se pacientët ankohen për djegie të syve dhe vështirësi në frymëmarrje. E gjitha zona rreth impiantit është evakuar e deri tani, sipas zyrtarëve, gjasat më të mëdha janë që episodi fatkeq të jetë pasojë e neglizhencës.

Përpjekjet fillestare për të frenuar rrjedhjen e gazit rezultuan të pasuksesshme, por tani gjendja është vënë nën kontroll. Incidenti ndodhi në një kohë kur impianti sa po riniste sërish punën për të parën herë që nga 24 marsi, kur vendi hyri në karantinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. India me mbi 1 miliardë banorë është lavdëruar për menaxhimin e krizës së Covid 19, që ka shkaktuar atje vetëm rreth 1.800 vdekje.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA