Fotot/ Takime mallëngjyese pas rreth dy muajsh, çiftet në Itali fotografohen duke u puthur e përqafuar

07/05/2020 09:40

Italia ka hyrë në fazën e dytë të planit të hapjes pas shpërthimit të koronavirusit. Pas rreth dy muajve masat kufizuese në Itali janë lehtësuar ndërsa të rinjtë kanë filluar të gjallërojnë rrugët e qyteteve.

Shumë persona patën mundësi të takojnë njerëzit e tyre të dashur pas një periudhe të gjatë, megjithatë duke zbatuar rregullat strikte të distancimit si dhe përdorimin e maskave.

Mediat italiane kanë publikuar edhe disa foto nga Napoli, ku çiftet, janë parë në rrugët e sheshet e vendit duke u ritakua me mall, duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin.

Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar mbi 29 mijë viktima ndërsa janë infektuar 214,457 persona të tjerë.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA