Rusia vulos paktin me Iranin, bashkëpunim i ngushtë mes dy shteteve për 20 vite
18/01 12:24
Italia ka hyrë në fazën e dytë të planit të hapjes pas shpërthimit të koronavirusit. Pas rreth dy muajve masat kufizuese në Itali janë lehtësuar ndërsa të rinjtë kanë filluar të gjallërojnë rrugët e qyteteve.
Shumë persona patën mundësi të takojnë njerëzit e tyre të dashur pas një periudhe të gjatë, megjithatë duke zbatuar rregullat strikte të distancimit si dhe përdorimin e maskave.
Mediat italiane kanë publikuar edhe disa foto nga Napoli, ku çiftet, janë parë në rrugët e sheshet e vendit duke u ritakua me mall, duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin.
Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar mbi 29 mijë viktima ndërsa janë infektuar 214,457 persona të tjerë.
Top Channel