Një bashkëshort që pretendonte se i ishte zhdukur gruaja, është akuzuar së fundmi për vrasjen e saj pasi trupi i të ndjerës është gjetur i varrosur nën dyshemenë e shtëpisë së tij.

Prokurorët akuzojnë 28 vjeçarin Joshua David Fury se ka vrarë gruan e tij Maria Pew Fury, gjithashtu 28 vjeçe, duke e mbytur me një qese plastike, dhe më pas ka fshehur trupin e saj.

Policia erdhi në shtëpinë e çiftit pasi Joshua pretendonte se Maria ishte zhdukur dhe celulari i saj ishte lënë në shtëpi.

Oficerët nisën dy ditë kërkime me grupe në tokë dhe me helikopter. Por ata morën një mandat kontrolli për shtëpinë kur qentë zbuluan erë kufome dhe pas disa orë gërrmimesh zbuluan trupin e saj të varrosur në hapësirën poshtë dyshemesë.

Nga intervistat me familjarët, miqtë dhe kolegët e Marias, zyrtarët mësuan se çifti kishin probleme martesore pasi Fury ishte kontrollues e imponues.

Nëna e Marias tha se bija e saj do të ndahej prej tij.

Fury u arrestua dhe u përpoq të mohonte aktin, por rrjedhimisht pranoi vrasjen e të shoqes, duke u justifikuar se vuante nga depresioni dhe se kishte tentuar vetëvrasje.

Një një deklaratë të familjes thuhej: “Maria Pew ishte viktimë e një krimi të tmerrshëm. Por ajo nuk dëshironte që bota ta shihte si viktimë. Ajo ishte një grua e lumtur, e dashur dhe e kujdesur. Ajo la prapa shpresat e ëmdërrat, ashtu si dhe mundësitë”.

FOTO GALERI
3/5
Trupi i të ndjerës është gjetur i varrosur nën dyshemenë e shtëpisë së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA