Një adoleshente kanadeze është ndaluar nga policia e armatosur pasi kishte dalë në një restorant e veshur me një kostum të luftëtarëve tradicionalë të serialit klasik “Lufta e Yjeve”.
Ajo mbante gjithashtu dhe armën plastike të personazheve të filmit para se të ndalohej nga policët që nxorrën armët e vërteta.
19-vjeçarja po përpiqej të tërhiqte njerëz në restorantin ku punonte duke veshur një kostum zbavitës.
E veshur si ushtarët fantastikë “Stormtrooper” ajo ecte poshtë e lart para restorantit Coco Vanilla Galactic Cantina në Alberta, Kanada.
Por përveç klientëve ajo duket se tërhoqi dhe vëmendjen e policisë, të cilët u mblodhën në numra të shumtë dhe kërkuan “çaramtosjen” duke i drejtuar pistoletat.
Disa prej tyre dëgjoheshin që ulërisnin “shtriu përtokë!”, ndërsa të tjerë i kërkonin të ulej fillimisht në gjunjë, e më pas me bark. Oficerët më pas e prangosën atë, dhe pas heqjes së kokores adoleshetja shihet e përlotur.
Top Channel