Shpresë në Britaninë e Madhe, kurba e vdekjeve nga Covid-19 vijon rënien

05/05/2020 11:50

Britani e Madhe- Ka pasur një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në Angli dhe Uells në javën që përfundoi.

Në shtatë ditët deri në 24 prill, pati 21,997 vdekje të regjistruara në Angli dhe Uells për shkak të Covid-119., shkruan Sky News.

Sidoqoftë, ajo javë pësoi uljen e parë të numrit të përgjithshëm javor të vdekjeve të regjistruara që nga 20 marsi. Numri i vdekjeve të regjistruara në javë deri në 24 Prill ishte 354 më pak në krahasim me javën e kaluar.

Shifrat e mëparshme kanë treguar që vdekjet në Skoci gjithashtu po bien, edhe pse u rritën në Irlandën Veriore.

Kjo sugjeron se mund të jetë java që Britania e Madhe erdhi përmes nivelit kulminant të vdekshmërisë mes krizës së koronavirusit dhe filloi rënien.

Vdekjet që ndodhin në spitalet në Angli dhe Uells u ulën me 12.6% në javë që përfundoi në 24 Prill në krahasim me javën e kaluar, nga 9,434 në 8,243.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel