Mjeku që shpëtoi Boris Johnson: Ata që shërohen nga koronavirusi do kenë paaftësi fizike e konjitive

04/05/2020 19:38

Një nga doktorët që shpëtuan jetën e Boris Johnson, tha se koronavirusi është “poliomieliti i këtij brezi” dhe paralajmëroi se do të ketë efekte afatgjata tek pacientët.

Profesor Nicholas Hart, një ekspert i frymëmarrjes dhe kujdesit kritik, deklaroi: “Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët që e kalojnë kanë sëmundje të butë, të moderuar ose të rëndë. Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë, dhe kjo do të kërkojë një menaxhim afatgjatë.”

Poliomeliti është një sëmundje virale e cila mund të shkaktojë paralizë dhe vdekje.

Kryeministri Boris Johnson ka falënderuar publikisht Dr Nick Hart dhe Dr Nick Pirce për ndihmën e madhe që i kanë dhënë gjatë ditëve kur ai ndodhej në spital nga koronavirusi.

Johnson i dha djalit të tij emrin e mesëm Nicholas, për nder të tyre dhe mjekët janë shprehur se ndihen të nderuar dhe të përulur ndaj këtij gjesti.

FOTO GALERI
3/3
Johnson i dha djalit të tij emrin e mesëm Nicholas, për nder të tyre dhe mjekët janë shprehur se ndihen të nderuar dhe të përulur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA