Në botën sportive e njohin me pseudonimin “Thor”, por admiruesit e serialit më të famshëm në botë “Games of Thrones”, e njohin aktorin Hafþór Júlíus Björnsson si “Mali”.
Kështu që për ata që i kanë ndjekur të gjithë sezonet e këtij seriali të realizuar nga HBO nuk është një suprizë që gjigandi Gregor Clegane që portretizohet nga Bjornsson të vendose rekord të ri botëror në ngritjen e peshave.
Aktori islandez që është njëkohësisht edhe sportist, arriti të ngrejë një peshë prej 501 kg, askush përpara tij nuk e kishte regjisdtruar një rezultat të tillë. Bjornsson me këtë rezultat theu rekordin e britanikut Eddie Hall që në vitin 2016 ngriti peshën prej 500 kg.
“Nuk kam fjalë që të shprehem”, ishte mesazhi i Bjornsson në profilin e tij në Instagram, “ishte një ditë e mrekullueshme, një nga ato ditë që do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës sime”.
Top Channel