Ju prezantojmë me ‘Frederikun e Madh”, i cilësuar si kali më i bukur në botë

25/04/2020 20:24

Racat e pastra të kuajve kanë mbajtur më parë mbretër e kalorës, që prej zbutjes së tyre që nisi në Azi rreth viteve 3000 apo 4000 p.e.s.

Fillimisht ata përdoreshin për mish dhe qumësht, por në një pikë të historisë rritën rangun e tyre duke iu bashkuar demave në punët e transportit.

Raca Freziane e kuajve e ka origjinën e Friesland në veri të Holandës. Ata përmenden si kuaj lufte që prej shekullit të 4-rt, dhe kanë qenë nga më të kërkuarit.

Të hijshëm e të shkathët ata kalëroheshin nga ushtarët frezianë dhe mbanin armaturën me elegancë.

Historiania amerikane Ann Hyland shkruan për ta:

“Perandori Charles (mbretëroi nga 1516 -56) vijoi zgjerimin e Spanjës në Holandë dhe aty zbuloi kuajt frezianë. Ata ishin një racë e pastër si kuajt Andaluazianë, dhe duke u çiftuar me këta të fundit, morën më të mirat e të dyjave.”

Një nga ekzemplarët modernë të kuajve frezianë është dhe Frederiku i Madh nga Ozarks në zonat qendrore të SHBA, i cili me pellushin e zi dhe krifën e gjatë ka kapur imagjinatën e shumë ëndërruesve.

Ai është bërë i famshëm në vitin 2016 kur foto u përhapën në mediat sociale. Tashmë 19 vjeç, Frederik ka rreth 100,000 ndjekës në llogarinë e Facebook. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, ai plotëson kriteret e fotomodelit.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA