Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën 67-vjeçari Petrika Treska.
Fqinji i tij, Apostol Bozhgolli, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” si autor i dyshuar i ngjarjes.
Vritet 67 vjeçari në Korçë/ Petrika Treska u godit me mjet prerës. Humbi jetën në spital
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Top Channel