Rusi, 14 vjeçarja që thotë se mbeti shtatzënë nga 10-vjeçari zbulon gjininë e fëmijës

24/04/2020 18:08

Një adoleshente ruse që pretendon se ka mbetur shtatzënë nga një djalë 10-vjeçar ka zbuluar së fundmi se pret të lindë një vajzë.

Nxënësja e shkollës së mesme, identifikuar vetëm si Darya nga mediat vendase, organizoi një festë të prezantimit të seksit të bebes me babain e pretenduar 10 vjeçarin Ivan, dhe postoi një video për 119,000 fansat që ajo ka grumbulluar me historinë e saj.

Ivan ishte ai që plasi tullumbacin me mbishkrimin ‘Djalë apo vajzë?’
Pas plasjes nga tullumbaci dolën disa poça ngjyrë rozë dhe “çifti” u puthën e u përqafuan.

Video ishte titulluar “Karolinoçka e vogël” – emri përkëdhelës për Karolina.

Darya, 14 vjeçe nga qyteti i Zheleznogorsk, shokoi botën kur u shfaq një javë më parë në një program televiziv në Rusi, duke pretenduar se babai i bebes së pritur, është një djalë në moshë para-puberteti, dhe ajo tashmë poston vazhdimisht foto të barkut.

Por eksperti mjekësor vendas Dr Evgeny Grekov i cili ekzaminoi Ivan tha: “Nuk ka qeliza sperme, është ende fëmijë. Ne kontrolluam rezultatet laboratorike tre herë dhe nuk mund të ketë gabime”.

Me lejen e prindërve të tyre, programi i çuditshëm televiziv tregoi dhe fytyrat e fëmijëve, mes një skandali të gjerë në Rusi.
Daria ka thënë se do ta mbajë beben. Dy fëmijët raportohet se mësojnë në shkolla të ndryshme në territorin verior të Krasnoyarsk, por kanë qenë shokë që të vegjël.

Vajza raportohet se ka ndihmuar në hetimet e policisë për ngjarjen.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA