COVID-19/ Nëse nuk ka vaksinë, Australia mund të mbajë masat kufizuese deri në një vit

19/04/2020 19:09

Jeta publike australiane mund të kufizohet deri në një vit, për shkak të koronavirusit, paralajmëroi Kryeministri Skott Morrison.

Sipas raportimeve të fundit, që vijnë nga kontinenti australian, numri i viktimave ka qenë vetëm 63, ndërsa të infektuarit kanë shkuar në 6.500. Kjo për shkak të masave të rrepta që ka marrë qeveria, shkruajnë mediat e huaja.

Kufijtë janë mbyllur, restorantet, baret dhe bizneset e tjera jo thelbësore, janë të mbyllura gjithashtu. Tubimet mes dy apo më shumë peronave janë të ndaluara nën kërcënimin e gjobave madje edhe burgut. Ndërkaq, gjatë fjalës së tij kryeministri Scott Morrison, tha se disa masa, si distancimi social prej së paku 1.5 metra larg njëri-tjetrit, do të qëndrojë për disa muaj ose një vit. Duke pasur parasysh se deri më tani nuk kemi një vaksinë për këtë virus.

“Distancimi social është diçka për të cilën duhet të mësohemi. Mund të shkojë deri në një vit, por nuk po spekuloj për këtë”, tha kryeministri për një media vendase.

Gjithashtu, Morrison tha se po punohet mbi hapjen e shkollave në të gjithë vendin, pasi fëmijët janë konsideruar si një grupmoshë me rrezik të ulët nga COVID-19. Megjithatë ky vendim është kundërshtuar nga shumë shtete në Australi. Viktoria, shteti i dytë më i populluar i kontinentit, hapi shkollat vetëm për tre përqind të fëmijëve, ndërsa pjesa tjetër e tyre vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

FOTO GALERI
17/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA