Prodhuesit amerikanë të mjeteve ajrore Boeing njoftuan dje dorëzimin mjetit të 500-të AH-64E Apache, të prodhuar nga impjantet në Mesa, Arizona.
Apache ka nisur fluturimet e para në 1975 ndërsa varianti modern nisi shërbimin në 2011. AH-64E përfiton nga teknologji të reja të shpërndarjes së të dhënave, sensorë e sistme komunikimi, si dhe motorë të fuqishëm me shpejtësi e forcë ngritjeje më të mëdha.
Ushtria e SHBA do të marrë së shpejti një kategori më të aftë helikopterësh por Apache mbetet i kërkuar nga jashtë, në vende si Taivan e Indi. Ai konsiderohej si helikopteri më i aftë në botë, i rivalizuar vetëm nga rusët Mi-35 e Mi-28, por dhe hyrja në shërbim së fundmi e helikopterit të rëndë rus Ka-52 e ka lënë prapa sa i përket ngarkesës dhe rangut të luftimit.
Por Apache ruan avantazhe të konsiderueshme veçanërisht në operacionet e lartësive dhe po kërkohet nga klientë të rinj si Filipinet, Maroku e Bangladesh. Ushtria e SHBA ka në shërbim 690 mjete AH-64Es – të cilat thuajse të gjitha do të modernizohen në standarde të reja nga Boeing.
Top Channel