Arsyeja pse Rusia po çmonton dy nga luftanijet e saj më të fuqishme

16/04/2020 18:08

Rusia ka njoftuar se do të çmontojë dy nga luftanijet e saj më të fuqishme të kategorisë Kirov, për arsye të kostove të larta të operimit.

Vendi ka në shërbim katër luftanije të tilla por do të eliminojë dy prej tyre, paralelisht me një program të gjerë modernizimi për dy të tjerat.
Luftanijet e kategorisë Kirov janë mjetet më të rënda detare pas aeroplanmbajtëseve dhe kanë hyrë në shërbim në vitet 1980.

Motori i tyre punon me energji bërthamore, duke i lejuar një shpejtësi prej 32 nyje detare në distanca të mëdha.

Ato ishin projektuar si mjete të reflektmiit të forcës për t’u dislokuar pranë aeroplanmbajtëseve Ulyanovsk, por pas shembjes së Bashkimit Sovietik dislokimi i tyre ka qenë shumë i kufizuar.

Dy luftanijet që do të mbeten në shërbim Petr Velikiy e Admiral Nakhimov, do të integrohen me njësi vertikale lëshimi raketor dhe municione si raketat Kalibr, P-800 apo Zicron. Këto të fundit aktualisht nuk kanë rivalë me rangun e tyre prej 1000 km dhe shpejtësi hipersonike Mach 9, me të cilat mund të sulmohet një flotë e tërë përtej mundësive të kundërsulmit.

Përveç modernizimit të sensorëve, elektronikës dhe mbrojtjes ajrore, luftanijet do të dislokojnë dhe një variant detar të sistemeve ajrore tokë-ajër S-400 në vend të pararendësit S-300F që zotërojnë. Analistët po hedhin dyshime mbi arsyet se përse Rusia hoqi dorë nga plani fillstar i modernizimit të të katërt luftanijeve me këto standarde.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA