Jeleku i shpëtimit i veshur nga një e mbijetuar e Titanikut del në ankand, blihet për më shumë se 700 mijë euro nga… 18/04 22:35
FILADELFIA- SHBA është kthyer në vatrën më të nxehtë të koronavirusit në të gjithë botën.
Autoritetet kanë marrë masa të rrepta për të evituar në maksimum përhapjen e Covid-19 që po vret çdo ditë mijëra njerëz.
Ndërkohë në rrjet janë bërë virale disa pamje ku policia e Filadelfias në Pensilvani nxjerr me forcë një burrë nga autobusi pasi ai nuk ishte i pajisur me maskë dhe me doreza.
Burri fillimisht refuzon që të ndjek urdhrat e oficerëve për të zbritur nga autobusi, por më pas policët detyrohen që të ndërhyjnë me forca për ta tërhequr atë jashtë.
Top Channel