Pudra e saj përmbante azbestin, Johnson & Johnson urdhërohet të paguajë 1.56 miliardë dollarë dëmshpërblim për pacientët me kancer në SHBA 23/12 09:54
FILADELFIA- SHBA është kthyer në vatrën më të nxehtë të koronavirusit në të gjithë botën.
Autoritetet kanë marrë masa të rrepta për të evituar në maksimum përhapjen e Covid-19 që po vret çdo ditë mijëra njerëz.
Ndërkohë në rrjet janë bërë virale disa pamje ku policia e Filadelfias në Pensilvani nxjerr me forcë një burrë nga autobusi pasi ai nuk ishte i pajisur me maskë dhe me doreza.
Burri fillimisht refuzon që të ndjek urdhrat e oficerëve për të zbritur nga autobusi, por më pas policët detyrohen që të ndërhyjnë me forca për ta tërhequr atë jashtë.
Top Channel