Turqi/ Ndërron jetë nga koronavirusi anëtari i këshillit bashkiak në moshën 27 vjeçare

13/04/2020 22:57

Deputetja e CHP në Stamboll, Gamze Akkuş Kulgezdi  nëpërmjet një postimi në Twitter ka ndarë një lajm të hidhur ku shkruan se anëtari i këshillit bashkiak i kësaj partije në Atashehir, UgurXhan Demir ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare si pasojë e Koroanvirusit.

“Ne kemi humbur anëtarin tonë të Këshillit Bashkiak në Atashehir, shoqëruesin tonë të udhëtimit, të dashurin tim Uğurcan Demir. Ai ishte 27 vjeç. Jeta ishte e plotë. Koronavirusi e mori atë nga ne. Këtu përfundon fjala. I uroj familjes së tij dhe të dashurve të tij që të bëjnë durim. Faleminderit.”

Top Channel