Nën pushtetin e pandemisë! Britani, koronavirusi ul çmimin e banesave!

13/04/2020 13:47

Tregu i banesave në Britaninë e Madhe pritet të bjerë me një të gjashtën për shkak të situatës së koronavirusit, në një kohë kur mijëra britanikë rrezikojnë të humbasin punën e tyre.

Yorkshire dhe Anglia Lindore mendohet të jenë zonat që do të goditen më fort nga ky fenomen, me një rënie që llogaritet të shkojë 16.5 përqind këtë vit. Pas tyre, do të preken rajonet veriperëndimore me 16 përqind. Kolapsi i cmimeve mund ta heqë deri në 38,000 paundë nga cmimi i një shtëpie mesatare në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Daily Mail.

Shkak i kësaj situate është ulja e pagave dhe shtimi i papunësisë. Në krye të saj pritet të vendoset sektori i qiradhënies, por edhe tregu i blerjes së banesave ka ngecur gjithashtu. Karantina e ka zvogëluar me 31% aktivitetin ekonomik të vendit. Në përgjithësi, çmimet mesatare të shtëpive në Britani do të bien me 13 përqind, vazhdon artikulli.

The Guardian shprehet ndërkohë se kriza po thellon pabarëzinë ekonomike. Paratë që po hidhen nga qeveria për skemat mbështetëse të popullatës do të vijnë prej një shtrirjeje masive të borxhit, thotë gazeta, ndërsa kreditë e garantuara për bizneset e vogla i shtyjnë njerëzit të marrin privatisht hua, të cilat do të duhet t`i paguajnë kur të përfundojë kriza.

Top Channel