Irena Beqiraj në Top Talk: Do të kemi më shumë se 60 mijë të papunë. Qeveria duhet të kishte optimizuar ndihmën financiare

13/04/2020 19:59

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype”, ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, Irena Beqiraj.

Gjatë fjalës së saj Beqiraj tha se qeveria duhet ta menaxhonte më mirë të ashtuquajturën “paga e luftës”. Ajo u shpreh se të papunët në vendin tonë, do të jenë më shumë se 60 mijë (shifër kjo që ka parashikuar qeveria), ndaj sugjeroi që qeveria të mos paguajë një kategori të papunësh me pagesën 26 mijë lekë të reja, (paga më minimale në vendin tonë). Por të paguajë të gjithë të papunët që kanë dalë nga kjo situatë, me pagesën që përfitojnë të papunët ekzistues, pra 13 mijë lekë të reja në muaj. Po ashtu, Beqiraj tha se qeveria duhet të ulet me bizneset dhe të bisedojnë në lidhje me problemet që ka secila palë, pasi në rast se qeveria mbushet me borxhe, është po biznesi ai që do e shlyej këtë borxhë, herët apo vonë. Ndërkaq, Beqiraj sugjeroi dhe se çfarë duhet të bëjë qeveria për menaxhimin e kësaj situate. Ajo tha se çdo ditë qeveria duhet të raportojë se në çfarë gjendje ndodhet, cilat janë vendimet që do të marrë dhe si do të veprohet.

Denis Dyrnjaja: “Ulini shpatat ndaj biznesit ka vetëm një zgjidhje për ta ndihmuar atë”, thoni juve, në një analizë tuajën. Por qeveria atë po promovon ndërkohë, ndihmën ndaj biznesit. Ka nxjerrë një fond garancie për kredi, ka thënë që po jep pagën e luftës. Këto janë gabim? Janë të pa mjaftueshme? Apo janë demagogjike?

Irena Beqiraj: Ajo që unë mendoj është që qeveria tek plani i parë mund të kishte optimizuar më mirë ndihmën. Në vend që të ndihmonte 60 e ca mijë punonjës me një pagë dyfishin e papunësisë, sepse paga e papunësisë është vetëm 13 mijë lekë. Mund të kishte vendosur që të  regjistronte të gjithë të papunët që do të dilnin edhe në mënyrë të përkohshme, qoftë nga biznesi i madh qoftë dhe nga biznesi i vogël. Dhe t’i trajtonte ato  me ndihmën e papunësisë në bazë të ligjit, për të gjithë ata që do të ishin të siguruar. Kështu që unë mendoj se do të kemi një numër më të madh se 60 mijë të papunë që ka parashikuar qeveria në paketën e saj. Sepse vetëm në biznesin e vogël kemi 176 mijë të punësuar dhe ndërkohë kemi dhe 201 mijë të punësuar në total, në sistemin privat, që e kanë rrogën më pak se 30 mijë lekë në muaj dhe që mund të jenë pjesa vunerabël dhe që mund të dalin shumë më shpejt të papunë. Me logjikën që biznesi gjithmonë do të ruaj punëtorët më të kualifikuar dhe kuptohet do të shkurtojë si fillim punëtorët më pak të kualifikuar. Unë mendoj që qeveria duhet ta kishte optimizuar disi më mirë këtë paketë, duke e shpërndarë atë në më shumë njerëz dhe duke hequr dorë le të themi propaganda, që do të japë pagën minimale vetëm për një pjesë të njerëzve. Pra, po i ndihmojë dyfish ata që futen tek sektorët që janë future tërësisht apo po ndihmojmë dyfish familjet në nevojë apo të papunët, që ishin ekzistues.

Denis Dyrnjaja: Kjo që po flasim prek menjëherë xhepat e njerëzve. A ka vend për ta rishikuar këtë gjë? Spese ju thoni që do të jenë më shumë se 60 mijë të papunë, të cilët nuk mund ta përfitojnë këtë pagë.

Irena Beqiraj: Unë mendoj që do të jenë shumë më shumë të papunë. Kjo është një problem tjetër, e cila pavarësisht që qeveria mund të thotë ne ulemi flasim në Skype me biznesin. Problemi është a kemi vërtetë një urë komunikimi. A ja dinë edhe biznesi dhe qeveria hallit njëri-tjetrit, deri ku janë.

Denis Dyrnjaja: Qeveria ndoshta ja dinë hallet biznesit deri sa i thotë që shisni jahtet, vilat, makinat që të paguani njerëzit që keni në punë.

Irena Beqiraj: Unë kam përshtypjen që nga njohuritë që unë kam, të paktën kam drejtuar sektorin e taksave në qeverinë Rama 1. Bizneset që do të kenë probleme, nuk janë ato me jahte, gjithsesi. Unë jam e sigurt që kush e njeh biznesin, e di që bën maksimumin e mundshëm për të mbajtur njerëzit në punë dhe aktivitetin në punë. Por, ajo që le të themi e shikoj pak problematike është fakti që qeveria, nuk e shikon biznesin si një kastrukturë ekonomike, por më së shumti e shikon thjesht si një pronë të pronarit. Në fakt biznesi është një kastrukturë ekonomike, me të kanë të lidhur ardhmërinë ekonomike, punonjësit, furnitorët, klientët, bankat, kuptohet edhe shteti. Vetëm në mas qeveria humbi 70 milionë euro, nga ulja e taksave.

Denis Dyrnjaja: Po mirë çfarë është kjo histori, padituri? Kur ju flisni kështu duket sikur është një naivitet një padituri me mënyrën sesi qeveria po sillet me biznesin.

Irena Beqiraj: Kam përshtypjen që është një masë mbrojtëse për të ruajtur stabilitetin fiskal. Ajo që unë do t’u rekomandoja me shumë forcë qeveritarëve është që të ulen me biznesin dhe të tregojnë deri sa kanë mundësi të financojnë. Cilat janë problemet e buxhetit të shtetit, edhe se si mund të financohen ato. Ajo që është e rëndësishme është që ministrat dhe kryeministrat ikin dhe vijnë, ndërsa borxhi që është  atje, do të shlyhet përsëri nga ky biznes dhe nga ky sektor privat. Është shumë e rëndësishme që publiku të kuptojë ku janë problemet, ngërçet. Përse qeveria është kaq shumë refuzues karshi kërkesave që ka biznesi, ndonjëherë kalohet edhe në koncepte që unë mendoj që nuk janë të drejta. Duke e parë biznesin si një pronë të pronarëve dhe të lidhur me interes e pronarëve. Ndërkohë mund të kishte një qasje tërësisht tjetër, e cila mund t’i bënte ndihmë edhe qeverisë edhe biznesit për të arritur le të themi një optimum për të mbajtur ekonominë në këmbë. Siç e thash një ekonomi, e cila ka shumë pak elasticitet.

Irena Beqiraj: Juve keni qenë këshilltarja e kryeministrit. Çfarë do t’i thoni juve sot kryeministrit Rama, për ta këshilluar, se si neve mund ta bëjmë më elastike ekonominë. Dhe a ka këllqe kjo ekonomi që ta përballojë këtë krizë, ndoshta nuk e dimë sa do të shkojë, sa do të zgjerohet dhe në ç’përmasa do të na ndikojë.

Irena Beqiraj: Ajo që unë do t’i këshilloja zotit Rama dhe çdo ish-kolegu që kam pasur në qeverinë Rama1. Duhet të ishte që e para do t’u duhet të dalin çdo ditë dhe të thonë se ku gjendet ekonomia. Pra duhet të kemi sot një raport të qartë, se çfarë parashikon qeveria, cilat do të jenë sektorët e goditur, sa do të jenë të goditur. Nëse neve vazhdojmë, kur e gjithë bota thotë mundësia më e madhe e turizmit, dhe flasim për vende që e kanë turizmin 360 ditë, do të jetë tre mujori i fundit të 2020. Ne të mendojmë që turizmi ynë në qershor do të lulëzojë dhe do të jetë në kapacitet 100%, për mua është naivitet. Ne duhet të ulemi dhe ta shohim të vërtetën në sy. Të ulet me bizneset dhe të shohë se cila është mundësia për të financuar. Pra, çfarë mundësie ka qeveria për  të dalë për të marrë borxh. Sepse, po ju them se edhe kredia e FMN-së (Fondi Monetar Ndërkombëtar) ka qenë gati me një interes 4.5%. Cilat janë kostot e shërbimit të borxhit. A kemi alternative të tjera siç mund të jetë monetarizimi i borxhit nga Banka e Shqipërisë, për të financuar dhe për të parë me të vërtetë se cilat bizneset duhet ta marrin ndihmën. Sepse edhe kjo duhet të jetë e targetuar.

Top Channel