Grupi parlamentar nominon tre ‘kokat’ e Wikileaks për çmimin Nobel të Paqes

13/04/2020 15:37

Dy informatorët kryesorë Chelsea Manning dhe Edward Snowden, si dhe kreu i rrjetit WikiLeaks Julian Assange, janë nominuar për çmimn Nobel të Paqes 2020 nga 17 anëtarë të një grupi parlamentar në Gjermani.

Të tre ata janë në gjendje arresti për shpërndarje të informacioneve të klasifikuara mbi administraten e sigurisë dhe ushtrinë e SHBA.

Deputetja gjermane Żaklin Nastić shkruan:

“Unë jan një nga totali prej 17 anëtarësh të grupit parlamentar që kanë nominuar Julian Assange, Chelsea Manning e Edward Snowden për çmimin 2020 Nobel i Paqes, si njerëz që nuk duhet të kriminalizohen por njihen dhe nderohen për kontributin e tyre kundër atyre që duhet të japin llogari si kriminelë lufte apo zbatuesve të urdhrave të tyre”.

“ Ne besojmë se Assange, Manning e Snowden duhet të njihen për kontribute të paprecedenta në dobi të paqes, të shoqëruara me sakrifica madhore personale nga secili prej tyre. Me ekspozimin e krimeve të luftës së SHBA në Afganistan e Irak apo me programin e mbikqyrjes së brendshme, ata kanë forcuar arkitekturën e paqes në Botë”.

Dy informatorët kryesorë të Wikileaks, Chelsea Manning dhe Edward Snowden, kanë qenë respektivisht operator i logjistikës në ushtrinë e SHBA, dhe i dyti zyrtar i shërbimit të sigurisë së brendshme, NSA.

Top Channel