Covid-19/ Policia në Romë gjobit më shumë se 200 shkelës të kufizimeve të trafikut

13/04/2020 16:44

Policia e kryeqytetit italian raportonte së fundmi për shkelje të kufizimeve të lëvizjes nga qytetarë që shkonin drejt bregdetit apo te të afërmit e tyre në motin e përmirësuar pranveror.

200 shoferë ishin gjobitur në Romë për mungesë justifikimi në lëvizjet e tyre, kryesisht në rrugët e daljes së qytetit ku janë vendosur postblloqe të shumtë.

Disa mjete u ndaluan me më shumë persona në bord nga sa lejohet për distancimin publik, ndërsa raportohet se kontrolle janë kryer në parqe publike dhe zona pedonale.

Autoritetet thanë se kontrollet do të vazhdojnë deri në orët e vona të natës për të siguruar zbatimin e masave kundër përhapjes së epidemisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel