“Rusia po dërgon në front fëmijët ukrainas të deportuar”, Zelensky ngre alarmin: Është perverse, duhet të ndalet 05/11 22:42
Presidenti francez Emmanuel Macron është gati të njoftojë zgjatjen e masave të izolimit në Francë deri në të paktën 10 maj.
Sipas autoriteteve, kjo do të njoftohet sot në mbrëmje nga presidenti Macron.
Ai do të mbajë fjalimin e tij të tretë solemn për kombin që nga fillimi i krizës së Covid-19 dhe gjithashtu duhet të tregojë edhe mënyrën sesi do të startojë ekonomia pas mesit të muajit maj.
Deri tani në Francë numërohen rreth 133 600 raste të identifikuar pozitiv me Covid-19 kurse numri i vdekjeve nga infeksioni është 14 412.
Top Channel