19/01 23:09
“Selfi-et”, janë kthyer në një trend në rrjete sociale, aq sa shumë përdorues zgjedhin të rrezikojnë jetën e tyre, për të bërë një foto të “përsosur”.
Rasti më i fundit na vjen nga Moska e Rusisë. Anton Kolazov, 36 vjeç, ka qëndruar për rreth 15 minuta në parvazin e një dritareje në katin e 15 të një pallati. Ai u shpëtua nga dy gra dhe policia, shkruajnë mediat e huaja.
Anton, mendohet se ishte përpjekur të bënte një “selfie”, por gjatë këtij veprimi ai ka rrëshqitur dhe si pasojë ka mbetur i varur në parvaz. Gratë, ishin të pa fuqishme për ta ndihmuar, ndaj një polic u ka ardhur në ndihmë.
Tashmë, Anton, ka marrë dhe me një gjobë prej 50 eruo, pasi sipas policisë ai ka thyer karantinën.
Top Channel