![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/0-2024-06-24T143421.027-800x450.jpg)
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të rritet dhe duket se ka të ngjarë të kalojë 10,000 në të Dielën e Pashkëve.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 917 vdekje të reja të koronavirusit përfshirë edhe një 11-vjeçar, shkruan Sky News. Ndër kohë nuk dihet nëse 11-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera që mund të kenë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Kjo sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar në 9,875, sipas Departamentit të Shëndetësisë, duke bërë të mundur që numri i tyre të kalojë 10,000 të Dielën e Pashkëve.
Numri i viktimave të shkaktuara gjatë 24 orë ve të fundit ishte pak më e ulë t se ajo e njoftuar të premten ku u shënuan 980 viktima. Vetë m Anglia sot raportoi 823 vdekje të reja, me viktima të moshës nga 11 deri në 102-vjeç.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i vdekjeve në Angli tani është 9,875.
Top Channel