Tragjike në Mbretërinë e Bashkuar, mes 917 viktimave të fundit vdes edhe një 11-vjeçar me koronavirus

11/04/2020 16:52

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi  në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të rritet dhe duket se ka të ngjarë të kalojë 10,000 në  të Dielën e Pashkëve.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 917 vdekje të reja të koronavirusit përfshirë edhe një 11-vjeçar, shkruan Sky News. Ndër kohë nuk dihet nëse 11-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera që mund të kenë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar në 9,875, sipas Departamentit të Shëndetësisë, duke bërë të mundur që numri i tyre të kalojë 10,000 të Dielën e Pashkëve.

Numri i viktimave të  shkaktuara gjatë  24 orë ve të  fundit ishte pak më  e ulë t se ajo e njoftuar të  premten ku u shënuan 980 viktima.  Vetë m Anglia sot raportoi 823 vdekje të reja, me viktima të moshës nga 11 deri në  102-vjeç.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i vdekjeve në Angli tani është 9,875.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel