Ekuipazhi i 2 luftanijeve ruse vendoset në karantinë pas kthimit nga Siria

11/04/2020 21:07

Ekuipazhi i dy frigatave ruse Admiral Makarov e Admiral Essen, janë vendosur në karantinë dy-javore sapo u kthyen në Krime.

Rreth 400 marinarët do të kryejnë periudhën e izolimit pas shërbimit në ujërat e Sirisë.

“Frigatat Admiral Makarov e Admiral Essen have janë kthyer në portin e Sevastopol pas lundrimeve të gjata në detin Mesdhe por ata nuk do të lejohen të hyjnë në gji. Ato do të ankorohen në ujërat jashtë gjirit duke hyrë në një karantinë dyjavore pasi kanë pasur kontakte me shtetas të huaj. Standardet e karantinës janë të njëjta për të gjithë civilët dhe ushtarakët. Nëse pas 14 ditëve nuk ka persona të sëmurë në bord, ato do të lejohen të hyjnë në port”, thuhej në deklaratën e minsitrisë ruse të mbrojtjes.

FOTO GALERI
1/3
Frigata Admiral Makarov

Top Channel