Bebja në Brazil bëhet viktima më e re që vdes e infektuar me koronavirus

11/04/2020 20:05

Një bebe disa ditëshe që nuk është identifikuar publikisht, ka vdekur në qytetin brazilian të Natal pas lindjes së parakohshme dhe konfirmimit me koronavirus, thanë autoritetete vendase shëndetësore.

Bebja katër ditëshe bëhet viktima më e re që vdes e infektuar me koronavirus in Brazil, por doktorët nuk konfirmojnë që Covid-19 ka qenë shkaku kryesor i vdekjes.

Mediat vendase thanë se nëna e saj ishte diabetike dhe vuante nga obesiteti, hipertensioni dhe një sindromë respiratore që nuk është diagnostikuar ende.

Menjëherë pas lindjes bebja shfaqi probleme frymamrrjeje dhe u mbajt në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.
Bebja testoi pozitive me koronavirusin e ri ndërsa zyrtarët e shëndetësisë po hetojnë nëse Covid-19 ishte shkaku direkt i vdekjes.

Analistët e Johns Hopkins University thonë se Brazili ka 16,188 raste të konfirmuara me COVID-19, vdekje 820 dhe 127 të shëruar.
Javët e fundit shifrat botërore kanë treguar një rritje tragjike të numrit të bebeve të diagnostikuar me koronavirus.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel