15 vjeçarja vret veten, nëna: Nuk përballoi stresin e izolimit nga epidemia

11/04/2020 20:55

Një vajzë 15 vjeçare ka varur veten pasi nuk arriti të përballonte stresin e izolimit nga koronavirusi, sipas nënës së saj.

Jo’Vianni Smith u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Stockton, Kaliforni. Ajo nuk kishte lënë letër, por nëna e saj Danielle Hunt tha se nuk e kishte idenë e trazirës mendore të së bijës. Ajo thotë se e bija ishte e dashur e çiltër, dhe ishte aktive në rrjetet sociale.

Hunt besonte bija kishte probleme të përballonte qëndrimin e detyruar në shtëpi për ndalimin e përhapjes së Covid-19. Edhe një nga mësuesit e saj në shkollën Bear Creek High School, mendonte si e ëma: “Shkaku u vdekjes është stresi e presioni nga përballja me vetë-izolimin e pandemisë.

Nëna e saj tha në një intervistë: “Ne mund të mendojmë se fëmijët tanë janë në rregull vetëm se nuk ankohen … unë besoja se kisha bërë gjithçka duke lënë komunikmin të hapur”.

Top Channel