U prek nga koronavirusi, vdes shpërndarësi i picave

10/04/2020 16:52

Një shpërndarës picash nga Skocia ka ndërruar jetë prej koronavirusit. 49-vjecari Mofizul Islam, punonte në restorantin Domino`s në Eskbank, Midlothian i cili është ende i hapur.

“The Sun” thotë se pavarësisht këtij rasti, restoranti, qe është shumë i vogël për të zbatuar rreptësisht rregullat e distancimit social, vazhdon të mos i mbyllë dyert e tij.

Sipas gazetës së njohur, e cila citon burime të sigurta, ekziston një mundësi që 49-vjecari t`ia ketë kaluar virusin cdo personi të cilit i ka dërguar porosi”.

Domino`s pretendon se nuk ishte lajmëruar për një rast të mundshëm Covid 19, por kishin ndërmarrë një pastrim themelor dhe dezinfektim për të garantuar sigurinë e të gjithëve./Shqip/

Top Channel