Turqia dërgon avionë me pajisje emergjence në Britani, përfshi maska dhe veshje mbrojtëse

10/04/2020 16:09

Turqia nisi sot dërgimin e avionëve me artikuj mjekësore në Britani.

Fluturimet nga Ankaraja nisën të sillnin veshje personale mbrojtëse dhe maska kirurgjikale, maska industriale N95 dhe veshje mbrojtëse trupore.
Pajisjet ishin paketuar në pako me mbishkrime solidariteti, përfshi dhe fjalët e poetit të shekullit të 13-të Jalaluddin Rumi: “Pas trishtimit ka shpresë dhe pas errësirës del një diell më i shndritshëm”.

Zhvillimi vjen pasi ushtria e Gjermanisë dhuroi 60 ventilues të lëvizshëm për sistemin shëndetësor britanik.

Javët e fundit Turqia ka dërguar pajisje të ngjashme në Itali, Spanjë si dhe për vendet e Ballkanit. Minsitria turke e mbrojtjes tha: “Nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, avioni i forcave të armatosura turke ka dërguar në Britani pajisje mjekësore të përgatitura nga ministria e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel