Revista Time ia ka dedikuar kopertinën e saj heronjve në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit.

Janë historitë e punonjësve kurajozë që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar tonën – shkruan ajo.

“Thuajse çdo javë, të vendosësh se çfarë do të vendosësh në kopertinë është çështje e një debati të madh të brendshëm. Këtë javë ishte shumë e thjeshtë”, shkruan revista që flet edhe për një luftë të kryer në masën më të madhe nga shpëtuesit në linjën e parë, operatorët sanitarë që rrezikojnë jetën dhe personat që vazhdojnë të bëjnë dërgesa në shtëpi, nga punonjësit e farmacive e deri tek mjekët ligjorë që e gjejnë veten përballë një bilanci viktimash si ai në kohë lufte. Ky numër i dedikohet atyre.

Mes personazheve, është edhe Francesco Menchise, 42 vjec, anestezist i njësisë së terapisë intensive Covid 10 në spitalin Santa Maria, në Ravenna.

“Operacionet e intubimit janë ato që të ekspozojnë më shumë”, shpjegon ai.
“Masat e mbrojtjes nuk mungojnë por kemi të gjithë frikë se mos infektohemi. Pasoja më e dukshme e stresit është se nuk mund të fle më – vazhdon ai. Punoj thuajse po aq orë sa më parë, 40 orë në javë, por është një periudhë më e rënduar në nivelin mendor. Më shumë se 50 për qind e personave që vendosen në ventilator nuk ia dalin mbanë: dhe një nga pjesët më të dhimbshme të këtyre vdekjeve është se ata nuk mund të shohin të dashurit e tyre, për të fundit herë”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA