Rastet globale të koronavirusit kalojnë 1.6 milion në mes të frikës së valës së dytë të shpërthimit

10/04/2020 08:32

Infeksionet e konfirmuara globale të koronavirusit kanë kaluar shifrën e 1.6 milion, pasi një studim i ri i masave të kontrollit në Kinë sugjeron që vendet që përgatiten të lehtësojnë bllokimet e tyre, do të duhet të monitorojnë vazhdimisht për raste të reja të mundshme për të parandaluar një shpërthim të dytë vdekjeprurës.

Shifra u bë publike nga universiteti Johns Hopkins. Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 95 735 në gjithë botën.

Vetëm në SHBA janë regjistruar 1 mijë e 858 persona të vdekur gjatë 24 orëve. Numrin më të madh të vdekjeve e ka New York-u me 799 persona.

Përkundër numrave të pamëshirshëm të pandemisë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti amerikan Donald Trump ende thotë se ai është i sigurt: “Nëse gjithçka shkon ashtu siç shpresojmë, ne do ta rihapim vendin shumë shpejtë”.

Spanja renditet në vendin e dytë përsa i përket situatës pandemike me 153 mijë raste pozitiv nga koronavirusi për një total vdekjesh prej rreth 15 500.

Italia renditet pas Spanjës me më shumë se 143 mijë të infektuar dhe 18 279 vdekje.

Kina ka regjistruar ne 24 orët e fundit 42 raste të reja infeksioni të gjitha të importuara dhe 1 vdekje nga Covid-19.

Top Channel