Britanikët nuk binden, thyejnë karantinën dhe frekuentojnë plazhet

10/04/2020 20:27

Koronavirusi po gjen gjithnjë e më shumë terren në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, këto 24 orët e fundit, janë shënuar 953 të vdekur, si pasojë e virusit. Duke shënuar kështu numrin  më të madh të vdekjeve në një ditë, në rang botëror.

Mirëpo, duket sikur britanikët ende nuk janë bindur ndaj rrezikut dhe shpesh zgjedhin që të frekuentojnë plazhet dhe pikat më të vizituara të qyteteve.

Ndërkohë nga krahu tjetër forcat policore janë angazhuar duke u bërë  thirrje qytetarëve me anë të artopolantëve, që të qëndrojnë në shtëpi. Por edhe ka këshilluar kur ka evidentuar qytetarë që “thyejnë rregullat”. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel