10 bebe infektohen me koronavirus në maternitetin në Rumani

10/04/2020 20:08

10 bebe të sapolindura në një maternitet në Rumani kanë rezultuar pozitive me koronavirusin vrasës pasi u infektuan nga stafi që kujdesej për to.

“Nënat rezultuan negative ndërsa bebet dolën pozitive me sëmundjen, kështu që duhet të marrim në konsideratë kontaktet e tyre dhe stafin mjekësor”, tha minsitri i shëndetësisë Nelu Tataru.
Bebet nuk kishin shfaqur ende simptoma por një prej tyre bashkë me nën ishte në vetë-izolim në shtëpi.

Tataru përmendi si arsye dështimin e masave si nga zyrtarët e maternitetit dhe nga inspektriati publik i shëndetësisë, kreu i të cilit u shkarkua.
Një nga nënat e foshnjave tha: “Dy ditët e fundit jam ndjerë sikur po jetoj në një film horror. Stafi këtu nuk mbajnë maska dhe kam dëgjuar që në spital ka rënë koronavirusi”.

Edhe materniteti Odobescu në qytetin perëndimor të Timisoara, ishte vendosur për një periudhë në karantinë por u rihap pas disa ditësh, pasi 13 anëtarë të stafit mjekësor rezultuan pozitivë me virusin.

Rasti i fundit ngre shqetësime për përballjen e sistemit shëndetësor rumun me pandeminë, teksa stafi ka folur vazhdimisht për mungesë të pajisjeve mbrojtëe. Vendi ka mëshumë se 4,400 raste infeksioni dhe 180 njerëz kanë vdekur. Rreth 700 nga të infektuarit janë punonjës të shëndetësisë.

FOTO GALERI
2/3
“Nënat rezultuan negative ndërsa bebet dolën pozitive me sëmundjen”, tha minsitri i shëndetësisë Nelu Tataru.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA