Për herë të parë pas 30 vjetësh malet Himalaje janë të dukshme që nga disa pjesë të Indisë, pas rënies së ndotjes së ajrit prej kufizimeve të epipdemisë së koronavirusit.

Rënia e niveleve të ndotjes së ajrit prej kufizimit të aktivitetit ka bërë që banorët e krahinës Punjab të Indisë rreth 200 km larg Himalajeve, të mbushin mediat sociale me pamje të maleve legjendare, me maja të mbuluara me dëborë.

India ka një popullatë prej 1.4 miliardë njerëz dhe vjet ka qenë në krye të listës botërore te ndotjes për qytetet e mëdha.

Por bllokada tashmë prej 21-ditësh në vend ka reduktuar automjetet dhe bizneset aktive, duke reduktuar ndjeshëm nivelet e ndotjes.

FOTO GALERI
1/9
Për herë të parë pas 30 vjetësh mallet Himalaje janë të dukshme që nga disa pjesë të Indisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA