Ministria e Shëndetësisë ka reaguar me anë të një videoje në Facebook duke treguar se çfarë do të ndodhe me disa nga aktivitetet më të rëndësishme në vend.

Ajo është shprehur se shkollat, lokalet, restorantet etj do të mbyllen deri në përfundim të pandemisë, pra duke i shtyrë për një periudhë pa afat.

Aplikimet për ndihmën ekonomike do të bëhen në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje

Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Dua të informoj qytetarët se nga sot shtyhen pa afat urdhrat për masat ndaluese me qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Qëndrojnë të mbyllura deri në përfundimin e epidemisë:

Çerdhet, kopshtet dhe shkollat – të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike.

Baret, restorantet, lokalet, fast-food-et dhe strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët.

Do të jenë të ndaluara deri në përfundimin e epidemisë aktivitetet publike dhe jo publike dhe anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

Shtyhen deri në përfundimin e kësaj situate edhe urdhrat për  ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jo publike.

Dua të sqaroj për qytetarët se duke filluar nga dita e sotme: Të gjithë familjet dhe indiviët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur  nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online.

Sipas urdhërit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive adminsitrave janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar.

Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore.

Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA