Të dhënat e mjedisit për vitin 2025 e pasqyruan Elbasanin si një nga qytetet më të ndotura në vend.
Nga matjet rezulton se Dioksidi Azotit tejkaloi limitet vetëm në qytetin e Elbasanit, ndotje e cila shkaktohet nga industria e rëndë.
Po ashtu në norma të larta rezultojnë grimcat PM 10 të cilat shkaktohen nga trafiku rrugor. Specialistët thonë se ndotja është në ulje në ktahasim me vitet e kaluara, por mbetet ende punë për tu bërë.
Por cilat janë dëmet në shëndet që sjell kjo ndotje kur ekspozimi është për një kohë të gjatë.
Sipas specialistëve, niveli i ndotjes mund të pësojë ulje të metejshme duke shkuar drejt normave europiane, në rast se ka ndërgjegjësim apo ndëshkim të subjekteve që nuk respektojnë mjedisin.
Top Channel