Një aksident i rëndë është shënuar sot në autostradën Ibrahim Rugova në aksin Qafë Duhël në drejtim të Prishtinës.

Korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami bën me dije se një kamion është përplasur me tre automjete. Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtatë persona.

“Hetuesit e njësitit të autostradës janë në vendin e ngjarjes. Rruga është e lëshuar, njëri nga shiritët ka qenë vazhdimisht i lirë për qarkullim. Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë pas pak edhe në spital për të marrë informacione”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Top Channel