Raporti i AMA për mbulimin mediatik të partive politike, reagon Rama: Fakte kokëforta, Shqipëria s’ka lidhje me autokracitë apo kinse regjimet

29/07/2026 20:10

Duke iu referuar raportit të monitorimit të AMA për muajin qershor 2026, ku theksohej se opozita ka pasur më shumë hapësirë mediatike se PS në edicionet kryesore informative, kryeministri Edi Rama shprehet se kjo tregon se Shqipëria “nuk ka asnjë lidhje me autokracitë apo me kinse regjimet”.

Në një postim të bërë në Facebook, Rama shprehet se vendosi t’i publikojë këto shifra “si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve”.

“Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet – ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre – vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë

Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve.
Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%”, shkruan Rama.

Top Channel