Një grua e moshuar në Blegjikë ka vdekur nga koronavirusi pasi refuzoi ventilatorin e frymëmarrjes për t’ia liruar një pacienti më të ri.
90 vjeçarja Suzanne Hoylaerts, nga Binkom, pranë Lubbeek, raportohet se u tha doktoërve: “Nuk dua të përdor respiratorin artificial. Ruaje për pacientët më të rinj. Unë e kam bërë një jetë të mirë tashmë”.
Ajo ishte shtruar në spital më 20 mars pas përkeqësimit të gjendjes me Covid-19, pasi vujati nga humbja e oreksit dhe mungesa e frymëmarrjes. Ajo u konrfirmua me koronavirus dhe u izolua, çka bëri që vajza e saj Judith nuk mund ta vizitonte. Dy ditë më vonë Hoylaerts vdiq.
Vajza e saj Judith i tha gazetës holandeze Het Laatste Nieuws: “Nuk munda t’i them lamtumirë dhe as nuk munda të shkoj në varrim”.
Ajo shtoi se nuk e di si kishte kapur virusi nënën e saj pasi kishte qenë vetëm në shtëpi sipas masave të izolimit.
Belgjika ka pasur 705 vdekje nga sëmundja me një rritje dramatike prej 200 ne 24 orët e fundit. Një 12-vjecare tragjike atje u bë viktima më e re e epidemisë në Evropë.
Top Channel