Publikohen shifrat e fundit/ Rekord vdekjesh në Britani, një prej tyre një 19 vjeçar i shëndetshëm

31/03/2020 16:33

Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 380 vdekje në ditën e fundit.

Numri total i vdekjeve ka shkuar në 1798, ku 1651 kanë ndërruar jetë vetëm në Angli.

Një nga personat që ka ndërruar jetë është një 19-vjeçar i shëndetshëm sipas mediave britanike.

Statistikat e ditës së sotme raportojnë 367 viktima në Angli dhe 23 të tjera në Skoci, Uells dhe në Irlandën Veriore.

59 % e personave që kanë ndërruar jetë janë meshkuj dhe 41% janë femra.

Në vend gjatë dy ditëve të fundit numri i viktimave ishte në rënie ndërsa krahasuar me dje kanë vdekur 210 persona më shumë.

Daily Mail nënvizon se një nga viktimat ka qenë një 19-vjeçar i shëndetshëm.

/A.Pali/

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA