
25/02 21:12
Një tornado ka goditur Arkansas-in në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën pasdite. Nga stuhia e fortë kanë mbetur të lënduar 6 persona.
Stuhia u rregjistrua rreth orës 5 pasdite sipas orës lokale dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në vendngjarje dhe po vazhdojnë kërkimet përpara se të bëhet pastrimi i zonës.
Shefi i policisë, Jonesboro Rick Elliott se tani situata është shumë stresuese pasi u kemi kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi por kjo stuhi i rrezikoi jetën.
Ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme
Top Channel