Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 10779, që do të thotë janë 756 viktima në 24 orët e fundit.

Nga dita e djeshme kemi një ulje të ndjeshme të viktimave me 133, por numri është sërish i lartë.

Rastet janë shtuar me 3815 duke e çuar në 73880 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 13030 ku ditën e sotme janë shëruar 646 dhe 3906 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 33034.

FOTO GALERI
18/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA