
18/02 22:51
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 10023, që do të thotë janë 889 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 3651 duke e çuar në 70065 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 12384, ku 1434 janë në 24 orët e fundit dhe 3856 janë në gjendje kritike.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 29879.
Top Channel