28/11 22:44
Përmes një videoje ilustruese, e cila synon të informojë këdo, Instituti i Shëndetit Publik rendit kategoritë e personave më të rrezikuar ndaj Covid-19.
Krahas listimit të tyre, ISHP jep edhe këshillat që duhet të ndiqen me përpikmëri. Më të rrezikuarit janë personat me moshë mbi 65 vjeç, me sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, astmë e diabet, personat që kanë sistem imunitar të dobët si dhe ata që janë në trajtim për kancer.
Çfarë është ajo që duhet të bëni?
Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të tjerë. Shmangni vendet e populluara dhe qëndroni në shtëpi. Lani duart sa më shpesh.
Top Channel