Mbylljen në shtëpi për shkak të përhapjes së koronavirusit shumë familje po e vuajnë më tepër se të tjerat.

Familja e Pëllumb Latifit nga Zhama e njësisë administrative Dushk të Bashkisë Lushnje, përbëhet nga 5 anëtarë ndër të cilët më I vogli është vetëm 5 muajsh.

E vetmja mundësi ekonomike për këtë familje ishte mbledhja dhe shitja e kanaçeve të mbledhura nëpër kontenierë.

Që pas urdhrit të dhënë nga qeveria për ndalimin e daljes nga shtëpia, Pëllumbi së bashku me familjen e tij u mbyll brenda dhe që nga ajo ditë kanë mbetur pa të ardhura.

Edhe ato pak kursime që kishin iu mbaruan. Ushqimi I vetëm për tan ë këto ditë të vështira është lakra e egër që e mbledhin vetë. Shpesh mungon dhe qumështi për foshnjën 5 muajshe.

Deri në çastin që ne ishim në shtëpinë e familjes Pëllumbi nuk kishte ardhur asnjë ndihmë edhe pse ata kanë kontaktuar me kryeplakun e zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA