54 raste të reja të importuara, Kina bëhet gati të mbyllë kufijtë për të huajt

27/03/2020 08:07

Së shpejti Kina do të ndalojë të huajt me viza dhe leje qëndrimi të vlefshme kineze, ky një veprim i marrë për të kufizuar numrin e rasteve të viruseve të importuara në vend.

Ministria e Jashtme tha se ndalimi i përkohshëm do të fillojë më 28 mars. Përjashtime do t’u jepen diplomatëve udhëtues dhe mbajtësit e vizave “C” – të huajt që ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtar.

Kina regjistroi një rast të ri të brendshëm dhe 54 raste të reja të importuara të enjten duke e çuar numrin total në 595 raste të importuara në të gjithë vendin. Kishte gjithashtu pesë vdekje të reja të raportuara, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,292 persona.

Top Channel