“Shpresë në këto ditë të vështira”/ Videoja e 2 mjekëve bën xhiron e rrjetit!
26/03/2020 10:53
Dy mjekë ortopedë nga spitali “Mayo” në Minesota, SHBA menduan t’u jepnin njerëzve shpresë, në ditë të vështira si këto, ku pandemia Covid ka përfshirë globin, duke risjellë në një mënyrë tepër origjinale këngën “Imagine” të John Lennon-it, video kjo që tanimë është bërë virale.
Siç mund ta shihni në video, doktori Elvis L. Francois këndon, e ndërsa mjeku William Robinson luan në piano, interpretim ky që u publikua në Instagram të hënën.
“Ne vendosëm ta postonim videon, pasi karantina “ka goditur” me shpejtësi dhe njerëzit janë brenda, të frikësuar dhe… duke kërkuar shpresë”, tha Robinson për “ABC News”.