“Mos guxo…”/ SPAK publikon mesazhet që çuan nën hetim kryebashkiaken Bufi: Derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5ºC në 04ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 11ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 08ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:
Top Channel